Kategoria Superiore

Kërcënohet trajneri Ernest Gjoka, Vllaznia stërvitet me policë

Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, siç raportohet nga Shkodra, ka marrë një kërcënim para stërvitjes së fundit, në prag të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Kamzës.

Një furgon policie i forcave “Shqiponja”, siç raporton “Shkodra News”, ka shoqëruar Vllazninë në fushën sportive “Reshit Rusi”, dhe ka qëndruar për 1 orë e 30 minuta, deri kur ekipi ka mbaruar stërvitjen.

Nga aty, policia më pas është zhvendosur në stadiumin “Loro Boriçi”, ku Vllaznia ka bërë nisjen drejt Barbullushit ku do të jetë e grumbulluar deri nesër, për ndeshjen me Kamzën.

Deri në Barbullush, ekipi është shoqëruar përsëri me polici dhe më pas efektivët janë larguar.

Mbetet e paqartë nga ka ardhur ky kërcënim për trajnerin Gjoka, apo cilat janë arsyet. Sidoqoftë, policia ka marrë masat për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Related posts

ABUZIMI ME LICENSIMET/ Si futbolli shqiptar humbi 500 milionë lekë nga gabimet e FSHF-së

Delo.autor

SKËNDERBEU-KUKËSI/ Kundërsulm “vdekjeprurës”, Mensah ndëshkon me VAR “Verilindorët” (VIDEO)

Delo.autor

“MË ERDHI KEQ PËR MËNYRËN SI PËSUAM”/ “Shpërthen” trajneri Mema pas humbjes: Kur pëson kështu golash…

Delo.autor

Leave a Comment