Bundesliga Futboll

Leipzig nuk lejon largimin e Werner, i përmirëson pagën

Timo Werner nuk ka shanse të largohet nga Leipzigu. Eshtë ky mesazhi i fortë që jep Ralf Rangnick për klubet e mëdha europiane, që dëshirojnë “bomberin” gjerman për sezonin e ardhshëm.

Drejtori Sportiv i klubit tha se ia ka bërë të qartë edhe sulmuesit 21-vjeçar se ai do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm te Leipzigu, por shtoi se ka nisur bisedimet me menaxherin e tij për të përmirësuar pagën e lojtarit me një rinovim tjetër të kontratës.

Werner është pjesë e Kombëtares së Gjermanisë dhe mund të rezultojë zbulimi i Botërorit “Rusi 2018”. Drejtuesit e Leipzigut shpresojnë që futbollistë të spikasë në eventin me të rëndësishëm të sportit në verë, në mënyrë që çmimi i kartonit të tij të rritet më shumë

Related posts

SQARON SITUATËN ME ZEMRËN/ Aguero: Po ndjek udhëzimet e mjekëve, prisni 90 ditë…

Delo.autor

E DUAN TË GJITHË/ Miralem PJANIC “TREMB” Juventusin, gati largimi…

Isa.Autor

SHËNOHET GOLI MË I RRALLË NË HISTORI/ PAYET dhuron “kryeveprën” e vitit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment