Futboll La Liga Sport

“LARGIMI I “PLESHTIT” NGA CAMP NOU NUK ËSHTË I PAMUNDUR”/ Ish-drejtori sportiv i Barças: Mund të kalojë tek gjiganti i Serie A…

Kohët e fundit janë ngritur shumë aludime, se Leo Mesi mund të largohet nga Barcelona, për shkak të përplasjeve që ai ka pasur me drejtuesit e klubit.

Për këtë ka folur edhe ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Arriedo Braida, i cili ka thënë se nuk është e pamundur që argjentinasi të largohet nga katalanasit, me destinacionin e mundshëm që mund të jetë Serie A, ose Premier Liga.

“Është e vështirë që Mesi të largohet nga Barcelona, por nuk është e pamundur. Premier Liga dhe Serie A mund të ishin destinacionet e argjentinasit, në rast se venmdos të largohet. Mund ta shikoj shikoj Mesin në një skuadër tjetër? Sigurisht që jo. Ai është shumë mirë në Bracelonë, ka jetuar gjithmonë aty me familjen e tij. Është e vështirë që ai të largohet, por në futboll asgjë nuk ëshë e pamundur.Braida

Destinacioni i ardhshëm? Sigurisht një nga skuadrat në kampionatet më të rëndësishme, siç janë ato angleze, por unë them se mund të kalojë edhe në Itali. Ekipet që do të merrnin Mesin, do të kishin një zhvillim të çmendur.

Dëshira ime është ta shoh atë te Milani, pasi ata kanë nevojë për lojtarë me personalitet të madh, siç është Ibra. Megjithatë Interi dhe Juventusi, janë skuadrat që kanë mundësi ta marrin atë, pasi për momentin janë më mirë.”, u shpreh Braida.

Related posts

VAZHDON ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Atletico kërkon të “rrëmbejë” yllin e Serie A…

Delo.autor

KATAR 2022/ Një autogol ndal Francën, Belgjika fiton me përmbysje Uellsin

Delo.autor

DOMINIM TOTAL/ Paris SG bën “poker” dhe shkatërron Monacon në Superkupë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment