Futboll La Liga Sport

ZBULON DESTINACIONIN PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Mesfushori Rakitic: Dua të luaj me Ronaldon!

van Rakitiç është objekt dëshire për shumë klube të mëdha të Europës, mes të cilave edhe i Interit e Juventusit.

Rakitic.Barcellona.braccio.alto.2019.750x450

Të dyja këto klube, që sivjet po rivalizojnë edhe për titullin kampion, kanë nisur të plugojnë tokën për të kuptuar diçka më shumë mbi mundësinë për të arritur te mesfushori kroat i Barcelonës, por ky i fundit edhe pse qëndroi pa shumë dëshirë në Katalunjë, gjatë merkatos së janarit, duket se e ka bërë më shumë se gjysmë hapi, mbi destinacionin që pretendon për sezonin e ardhshëm.

Në një intervistë të djeshme të dhënë për madrilenen “AS” dhe i pyetur nëse do i pëlqente edhe përkrah Kristiano Ronaldos, pas aventurës me Lionel Mesin, Rakitiç e thotë troç: “Sigurisht që do të më pëlqente të luaja me të. Do isha i lumtur madje. Personalisht jam dëfryer shumë duke u ndeshur si kundërshtar me të dhe ndjesia që më ka lënë në fushë është se Kristiano është pa dyshim një ndër më të fortët e historisë së futbollit”.

Related posts

VIKTIMË E AKSIDENTIT FATAL/ Ky është gjesti fisnik i klubit argjentinas për Emiliano Sala (FOTO)

Delo.autor

NGA AARON BISSAKA TEK AUBAMEYANG/ Po “lind” Manchester United i ri, ja rikthimet e bujshme (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ UKRAINËS PËR “KATAR 2022″/ Trajneri Deschamps: Kam 26 titullarë në dispozicion, është bukur të jesh i dyzuar për…

Delo.autor

Leave a Comment