Futboll Seria A Sport

“GARDIANI” NUK NJEH MOSHË/ Veterani Buffon vendos kusht për të rinovuar kontratën me Juventus!

Xhanluixhi Bufon ka ndërmend të luajë sërish me Juventusin. Gardiani bardhezi, i cili këtë sezon luan për herë të parë në karrierë si portier i dytë ka vendosur të rinovojë me klubin e tij të zemrës në fund të muajit mars-fillim i muajit prill me kushtin që të mos pësojë rënie në formë.

ac-milan-vs-juventus-buffon-merasa-masih-oke-kawal-gawang-bianconeri-4P6dPGxxrH

Drejtuesit e klubit janë të kënaqur dhe dëshirojnë që Bufon të vazhdojë të mbrojë ngjyrat bardhezi.

Vetë shefi i klubit të Juventusit Fabio Paratiçi pranoi se rinovimi i kontratës së Bufonit është në dorë të 42-vjeçarit.

Kampioni i botës me Italinë në vitin 2006 është aktivizuar 11 herë këtë sezon dhe ndaj Milanit tregoi një paraqitje mbresëlënëse duke treguar sërish se nuk njeh plakje.

Related posts

ZYRTARE/ Vjen lajmi i madh, Xherdan Shaqiri kalon tek klubi legjendar në Angli

Isa.Autor

U PA NË “WEMBLEY”/ Theu karantinën dhe ndoqi në stadium Angli-Danimarkë, gjobë e majme për këngëtarin e njohur

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ish-lojtari i Skënderbeut shënon super gol në kampionatin moldav (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment