Futboll

(FOTO) Njihuni me 103 vjeçaren, e cila ndjek ende çdo ndeshje të skuadrës së zemrës

Ka dashuri që zgjasin përgjithmonë. Si ajo e zonjës Kitty Thorne për skuadrën e saj të zemrës, Bristol Rovers

E lindur në vitin e largët 1915, e moshuara, e cila sapo ka mbushur 103 vjeç, nuk ka munguar në asnjë ndeshje në shtëpi të Bristolit, ndërsa ka udhëtuar rreth 130 000 kilometra për ta parë ekipin e dashur nëpër transferta.

Një kurrikulum i jashtëzakonshëm që e ka bërë të famshme në të gjithë Anglinë.

“Kam njohur shumë njerëz dhe kam lidhur miqësi të rëndësishme. Të shkosh në stadium është bukur edhe për këtë. Më vjen keq që sot shumë tifozë zgjedhin ta shikojnë ndeshjen nga televizori. Nuk është e njëjta gjë”, thotë Kitty.

Aktualisht, Kitty Thorne vazhdon të shkojë në stadium kur Bristol i luan ndeshjet në shtëpi dhe e shoqëron djali i saj 73-vjeçar, Pete.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Cagliari-Milan dhe një rezultat që mungon prej 20 vitesh

Isa.Autor

“NUK DUKEJ MIRË”/ Klop jep lajmin e keq për tifozët e Liverpulit. Gjermani në hall për sezonin

Delo.autor

MIQËSORJA E LUKSIT/ Manchester City përballet me “makthin” Liverpool

Isa.Autor

Leave a Comment