Futboll Seria A Sport

SKANDAL/ Balotelli viktimë e një shantazhi seksual, hetohet 18 vjeçarja

Mario Balotelli ka mbetur viktimë e një shantazhi seksual.

Prokuroria e Vicenza ka mbyllur hetimet mbi një 18 vjecare që, sipas akuzave, ka tentuar të shantazhojë sulmuesin e Brescia, me të cilin ka patur një lidhje kur ishte minorene.

Pas raportit, sipas asaj që bëhet e ditur nga ‘Giornale di Vicenza’, adoleshentia i ka kërkuar 100 mijë euro Balotellit, që në ato kohë luante për Nice, në Francë, përndryshe do ta denunconte për dhunë seksuale.

Në kohën e lidhjes me SuperMario vajza ishte 17 vjec, por lojtarit i kishte bërë të qartë se ishte mazhorene.

Avokati i saj madje kishte kontaktuar me të përjavshmen “Chi” për tu munduar të shiste lajmin.

Balotelli nuk ka rënë pre e shantazhit dhe e ka denoncuar cështjen në polici.

Related posts

MILANIT NUK I NDAHET “MALLKIMI”/ Dëmtohen dy mesfushorë në ndeshjen ndaj Torinos. Njëri largohet me barrelë

Delo.autor

 CANA ka anembanë botës fansa, tifozi POLAK emocionon legjendën KUQEZI (FOTO)

Isa.Autor

“Dinaku” Aguero/ Shikoni se si e mashtron shokun e tij, i cili bie frikshëm (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment