Futboll Seria A Sport

PROJEKTI PËR TË ARDHMEN E INTER/ Kumbulla dhe 2 futbollistë të tjerë prioritet i “Zikaltërve”

Drejtori sportiv i Interit Xhuzepe Marota ka në plan të sigurojë për sezonin e ardhshëm qendërmbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla.

Media italiane “Tuttosport” raporton se zyrtari I klubit zikaltër ka hartuar një plan për të freskuar skuadrën e Antonio Kontes me talente për sezonin pasardhës. Në këtë listë jajë: futbollistin e Mançester Junajtid Tahit Çong, mesfushorin e Fiorentinës Gaetano Kastrovilin dhe mbrojtësin kuqezi Marash Kumbulla.

20-vjeçari i Veronës është projektuar si zëvendësuesi i veteranit Diego Godin te Interi.

KUMBULLA

Megjithëse Interi ka insistuar fort për të marrë që në janar Kumbullën, Verona nuk ka pranuar ta shesë apo ta ofrojë qendërmbrojtësin tonë në formë huazimi.

Për më tepër, që shifra e kartonit të tij mund të rritet ende duke parë interesimin e shumë klubeve të mëdha të futbollit për futbollistin e talentuar shqiptar, i cili ka fituar respektin dhe simpatinë e mediave italiane.

Related posts

SUPER GOLI I TRASHIT/ Mbrojtësi shqiptar poston videon NJË javë më pas dhe…

Delo.autor

Lind Seria A 2018/19: Përballje gjigantësh në javën e parë, RONALDO e nis në…

Isa.Autor

Dridhet Milani, hije falimenti mbi presidentin Li. Në Kinë ndiqej nga kreditorët

Q.Autor

Leave a Comment