Futboll La Liga

Marcelo: Neymar lojtar i madh, një ditë ditë ai do të veshë fanellën e bardhë

Taktikë për të shpërqendruar rivalët në prag të përplasjes së Championsit apo një deklaratë e sinqertë dhe e pamenduar mirë e Marcelos? Mbrojtësi brazilian i Realit të Madridit, në një intervistë për mediat e vendlindjes së tij, i pyetur rreth zërave për transferimin e Neymar në kryeqytetin spanjoll në përfundim të sezonit, u përgjigj:

“Do të ishte diçka e bukur nëse Neymar vjen në Madrid. Mendoj se do të përshtatej në mënyrë perfekte tek ne. Ai është një lojtar i madh dhe futbollistët e mëdhenj duhet të luajnë për skuadrën më të madhe, që është Reali i Madridit. Një ditë Neymar do ta veshë fanellën e bardhë.”

Marcelo e konsideroi një finale të parakohshme përballjen mes Realit dhe PSG, ndërsa për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, u shpreh:

“Nuk besoj që Cristiano nuk është më i lumtur në Madrid. Nëse do të ishte ndryshe, atëherë ai do të luante në një skuadër tjetër. Ronaldo po bën gjithçka për të ndihmuar skuadrën.”

Related posts

BOSHATISET INFERMIERIA/ Pioli mund të buzëqeshë, më në fund me grupin e plotë

F.autor

E PAZAKONTË NGA VENEZUELA/ Ekipi luan 2 ndeshje brenda ditës, 1 lojtar i bën të gjitha

Delo.autor

Modric dhe Rakitic thonë lamtumirë me dy dedikime emocionuese: I dashur vëlla…

Isa.Autor

Leave a Comment