Futboll Premier League Sport

KËRCËNON TRAJNERIN E MANCHESTER UNITED/ Agjenti Raiola: Ndoshta jam treguar i sjellshëm me të

I lodhur me zërat e merkatos që e “largojnë” Paul Pogbanë nga Manchester United, trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer, sulmoi drejtpërdrejt menaxherin e mesfushorit francez: “Pogba është lojtari ynë, jo Raiolas”.

Vetëm pak orë më vonë, erdhi edhe kundërpërgjigjja në Instagram e italianit, përfaqësuesit ligjor i kampionit të botës:

“Paul nuk është imi e sigurisht që nuk është as i Solskjaer. Pauli është i Paul Pogbasë. Shpresoj që Solskjaer të mos i sugjerojë Paulit se është i burgosuri i tij. Mendoj se duhet të shqetësohet për gjëra të tjera.”

Replikë e ashpër kjo e Raiolas, që të bën të mendosh se e ardhmja e klientit të tij është gjithnjë e më larg “Old Traffordit”.

Juventusi dhe Real Madridi “fërkojnë” duart pas çdo përplasjeje për të ardhmen e 26-vjeçarit, të cilin shpresojnë ta blejnë gjatë merkatos së verës së ardhshme.

Më tej, në postimin e tij, Raiola shfaqet kërcënues ndaj norvegjezit.

“Para se të komentojë atë që unë them, duhet të informohet mirë për përmbajtjen e fjalëve të mia. Ndoshta, deri tani, jam treguar shumë i sjellshëm me të.

Mendoj se Solskjaer është në presion për motive të ndryshme dhe tani po i ngatërron edhe më shumë problemet e tij

Related posts

Drejtuesi i Real Madrid: “E ardhmja e Lopetegui? Kjo është një mbrëmje e errët”

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Mbrëmje e madhe europiane, ja kush skuadra u kualifikuan në fazën e grupeve

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Klubi i Serisë A për rekord, 17 kombësi të ndryshme në skuadër

Isa.Autor

Leave a Comment