Futboll Seria A Sport

“KUALIFIKIMI ËSHTË I HAPUR”/ Gattuso: Barcelona mund të luante gjithë natën dhe…

Gennaro Gattuso mendon se Barcelona mund të kishte luajtur gjithë natën dhe nuk do të kishte shënuar ndaj Napolit gjatë barazimit 1-1.

“Mund të kishim bërë më mirë në disa kundërsulme, por ekipi bëri atë që duhet të bënte. U lejuam shumë pak mundësi,” shprehet trajneri për Sky Sport Italia.

“Jam pak i zhgënjyer sepse nuk krijuam shumë aksione nga mbrojtja. Fatkeqësisht, nuk mund të bësh asnjë gabim ndaj Barçës.

Natyrisht, kualifikimi është i hapur, do të kemi kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e kthimit teksa atyre do t’u mungojë Busquets dhe Vidal.

Është detyra jonë të shkojmë aty e të luajmë për kualifikimin. Një gabim i vetëm që bëmë na ndëshkoi.

Nëse je në vendin e duhur Barcelona mund të bëjë presion sa të dojë dhe nuk do të ketë ndryshim.

Mendoj se nuk na kanë vënë fare në vështirësi, thuajse nuk gjuajtën fare në kuadrat. Mund të kishin luajtur gjithë natën dhe nuk do të shënonin, por pësuam pas një gabimi të vetëm. Ata nuk na lënduan, as nuk na gudulisi.”

Related posts

SUPER PROJEKTI/ Barcelona ka gati 300 milionë euro për riemërimin e “Camp Nou”

Sadik.Autor

Rrëfimi 360 gradë i HYSAJT: Rivaliteti me RONALDON, Ancelotti dhe… Malcuit

Isa.Autor

CHELSEA PLANIFIKON NJË TJETËR GODITJE TË BUJSHME/ Werner merr me vete edhe 100 milionëshin…

Delo.autor

Leave a Comment