Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Hakerat i zbulojnë objektivin e merkatos, Guardiola do mbrojtësi e klubit gjigant…

Guardiola ka rënë pre e hakerimit. Një person ka hakuar e-mailin e trajnerit spanjoll. Sipas asaj që raporton “The Sun”, një 30-vjeçar ka arritur të vjedhë llogarinë e e-mailit të kreut të pankinës së Manchester City-t dhe ka përvetësuar më pas mesazhet e shkëmbyera nga Guardiola, informacione konfidenciale mbi transferimet dhe gjithë listën e kontakteve. Të gjitha këto janë tentuar të përdoren për shantazh, teksa hakeri kërkonte 100 milionë paund në shkëmbim të tyre.

Personi në fjalë është një teknik kompjuterash, që në vitin 2016 ka qenë edhe punonjës i The Citizens. Ndërkohë nga ky sulm janë zbuluar edhe dy objektiva të Guardiolës, teksa emri i mbrojtësit të Juventusit, De Ligt, si dhe Papastathopoulos gjendeshin në listën e spanjollit. Mbrojtësi holandez shihet si një lojtar tejet premtues për të ardhmen, ndërsa eksperienca me bardhezinjtë nuk po i shkon në mënyrën më të mirë të mundshme.

Related posts

E SHTUNA SPORTIVE/ Bundesliga “ndizet” me Borussia-Bayern, Genoa pret Napolin

Isa.Autor

NË ITALI JANË TË SIGURT/ HYSAJ drejt klubit anglez, Napoli e ka gjetur zëvendësuesin

Isa.Autor

LEJOHEN 1100 TIFOZË NË STADIUM/ Ja sa kushton një biletë për sfidën Sfintul-Partizani…

Delo.autor

Leave a Comment