Futboll Seria A Sport

KAMPIONATI ITALIAN NË “KARANTINË”/ Ja kur pritet të luhet Milan-Genoa dhe Juventus-Inter

Pas mbledhjes së zhvilluar në selinë e Komitetit Olimpik Italian, kanë nisur të qarkullojnë zërat e para në lidhje me faktin se e gjithë Serie A, nga këtu deri në fund të sezonit, të zhvillohet me dyer të mbyllura. Këtë do ta vendosin krerët e Ligës Italiane, teksa gazetari i “Sky Sport” foli edhe për ndeshjen mes Milanit dhe Genoas, që duhet të ishte luajtur fundjavën që kaloi. “Vendimi që për momentin është marrë në konsideratë është që të luhet java e fundit që nuk u zhvillua për 10 skuadra, mes të shtunës dhe të dielës së kësaj fundjave, në mënyrë që të vendoset në një linjë kampionati! Me shumë mundësi, sfidat do të luhen me dyer të mbyllura të gjitha”.

Sakaq, Juventus-Inter pritet të zhvillohet mes të dielës apo ditës së hënë dhe me dyer të mbyllura, pasi emergjenca e ngritur nga shteti italian është e madhe. Marotta ka folur pas mbledhjes dhe tha se “në fillim vjen shëndeti dhe siguria publike, më pas futbolli! Ideja është që ta çojmë kampionatin përpara dhe ta përfundojmë duke ndjekur normativat”.

Related posts

E BUJSHME/ Milan dhe Roma për pazar në Angli, garë për mbrojtësin surprizë të Premier League

Delo.autor

NUK DORËZOHET JUVENTUSI/ Ëndrra është e mundur pas Ajax-“Los Blancos”, ja shënjestra për ekipin

Delo.autor

Ja cili është ekipi favorit në “Rusi 2018”, sipas Xabi Alonso…

Sadik.Autor

Leave a Comment