Futboll La Liga Sport

“PORTIERI I TIJ DHA 69 PASIME”/ Trajneri spanjoll shfryn ndaj De Jong

Jose Bordalas i është kundërpërgjigjur kritikave të Frenkie de Jong për filozofinë e lojës së Getafe, duke thënë se ai nuk kishte asnjë interes të luante si Barcelona. Spanjolli tha se nuk kishte dëshirë ta shihte skuadrën e tij të luante si katalanasit, me portierin Marc-Andre ter Stegen që kishte dhënë 69 pasime, i katërti në fushë në përplasjen direkte.

Kur luajtëm kundër Barçës, portieri i saj dha 69 pasime, – tha Bordalas për “Radio Marca”, të enjten. – Nuk dua që portieri im të japë 69 pasime, diçka që nukdo të na bënte mirë. Unë dua të krijoj shanse për shënimin e golave”. Getafe do të përballet me Interin në 1/8 finale të “Europa League”, ndërsa është e katërta në La Liga, 10 pikë pas Barcelonës së vendit të dytë.

Kritikat e De Jong për stilin e lojës së Getafe erdhën pasi skuadra spanjolle mposhti ish-klubin e tij, Ajax, në raundin e kaluar të Ligës së Europës. “Ndeshja midis Getafe dhe Ajax ishte e dhimbshme për mua, veçanërisht zhgënjyese, – tha De Jong për “NOS Sport”, muajin e kaluar. – Getafe nuk luan për të argëtuar publikun, e konsideroj të bezdisshme t’i shikoj ndeshjet e saj”.

Related posts

11 të kuq në karrierë/ 20 agresione s’janë ndëshkuar. Ja “lista e zezë” e RONALDOS

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Talenti shqiptar shënon dhe i jep fitoren skuadrës së tij (VIDEO)

Delo.autor

“NJË GJË ËSHTË E SIGURTË”/ Guardiola: Këto dy skuadra nuk do t’i drejtoj kurrë!

Delo.autor

Leave a Comment