Kombëtarja

“ASKUSH NUK E KISHTE MENDUAR SE DO ARRINIM NË KËTË SITUATË”/ Mesfushori Memushaj: Gati të luajmë edhe në verë

Si shumë të tjerë, Koronavirusi ka izoluar në shtëpi edhe mesfushorin e Kombëtares, Ledian Memushaj.memushaj ]

Vlonjati ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” së fundmi, ku thotë se duhet të respektohen ët gjitha rregullat deri sa të normalizohet gjithçka. Gjithashtu mesfushori për sa i përket vazhdimit të kampionatit, thotë se janë të gatshëm të luajnë edhe ën verë.

“Ne duhet të respektojmë rregullat. Nëse na thonë të qëndrojmë në shtëpi, atëherë atë duhet ët bëjmë. Në këtë fazë që jemi, e rëndësishme është që çdo njeriu t’i bëhen sa më pak dëme. Është një sakrificë që duhet ët bëjmë. Kush e kishte menduar ndonjëherë që do ndodheshim në këtë situatë?

Mendjen e kemi te rikthimi në fushë, por si fillim duhet që gjithçka t’i rikthehet normalitetit. Qëllimi ynë është që  kampionati të vazhdojë, jemi të gatshëm që të luajmë edhe në verë. Vendimi për shtyrjen e Europianit ishte i drejtë, që të mos ndëshkohen kampionatet, pasi edhe Benevento e meriton të kalojë në Serie A këtë sezon.”, u shpreh Memushaj.

Related posts

PAS LAMTUMIRËS SË SALIHIT/ Skënderbeu ka një mesazh dhe “kartolinë” emocionuese (VIDEO)

Delo.autor

SPEKTAKOLARE/ Atmosferë elektrizuese në Shkodër, SKOCEZËT dhe SHQIPTARËT kërcejnë së bashku këngën e… (VIDEO)

Isa.Autor

SFIDA NDAJ ANGLISË/ Bajrami dhe Çekiçi do të luftojnë për një vend titullari, ja formacioni i mundshëm…

Delo.autor

Leave a Comment