Futboll Sport

U INFEKTUA ME KORONAVIRUS/ Përmirësohet gjendja e legjendës së futbollit turk

Më në fund, vijnë lajme të mira nga Turqia për gjendjen shendetësore të legjendës së kombëtares turke, Rustu Recber (i konsideruar më i miri në rolin e tij në vitin 2003), i cili u shtrua në spital disa ditë më parë i infektuar me Koronavirus.

Sikurse kanë nioftuar shërbimet shëndetësore, që e kanë nën kujdes, 46-vjeçari ka nisur të përmirësohet dita-ditës, por sigurisht vazhdon të qëndrojë në izolim dhe nën mbukëqyrjen e rreptë të mjekëve. Pak ditë më pare, gjendje e tij ishte përkeqësuar, lajm të cilin e kishte shpërndarë për mediet vetë bashkëshortja e ish-portierit.

Rustu e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij te Fenerbahce, duke përfshirë edhe një huazim dyvjeçar nga Barelona te gjigantët e superligës turke gjatë një qëndrimi trevjeçar në Spanjë.

Rustu luajti vetëm shtatë herë me fanellën e Barçës në sezonin 2003-04. Ai u tërhoq në moshën 39-vjeçare në vitin 2012, teksa kishte shënuar plot 120 takime me Turqinë

Top Channel

Related posts

“SENSIBILIZUAN MBARË GLOBIN”/ “Shqiponja” zgjidhet fjala e vitit në ZVICËR

Isa.Autor

FORMULA 1/ Piloti Leclerc rezulton pozitiv me koronavirus, hyn në karantinë

Delo.autor

LUKAKU GODET SËRISH/ Për çdo gjë akuzoheshim vetëm unë, Pogba dhe Sanchez

Delo.autor

Leave a Comment