Futboll Sport

TURQIA “HARRON” KORONAVIRUSIN/ Komiteti shkencor përcakton datën e rifillimit të sezonit! Por, me një kusht

Sipas zërave që qarkullojnë nga Turqia, kampionati turk mund të rinisë në qershor. Sipas komitetit shkencor të komisionuar nga qeveria, në fakt në 5 qershor pritet të jetë data për të rinisur aktivitetin aty ku ishte lënë por e gjitha kjo sigurisht në mungesë të publikut.

Prioriteti do të jetë ai për të përfunduar sezonin, por nëse ka dyshime mbi integritetin e shëndetit të protagonistëve, rikthimi në fushë nuk do të jetë i shpejtuar.

Turqia është një nga kampionatet e fundit që uli siparin ose e thënë ndryshe u detyrua që të mbyllte aktivitetin si pasojë e përhapjes së epidemisë së koronavirusit.

Related posts

BUZËQESH PANUCCI/ Etrit Berisha fiton besimin e Gasperinit, titullar edhe në vijim

Isa.Autor

Rafinha jashtë grumbullimit: Barça “Ok” për huazimin falas te Inter, por…

Q.Autor

FORMACIONET E MUNDSHME/ Java e 12-të e Serisë A, ja si do të luajnë të mëdhatë

Isa.Autor

Leave a Comment