Futboll Ligue 1 Sport

KORONAVIRUSI/ Presidenti i Lyon thuajse dorëzohet për rifillimin e sezonit!

Jean-Michel Aulas, presidenti i Olympique Lyon, në një intervistë të dhënë për mikrofonat e “L’Equipe”, ka folur për mundësinë që të përfundojë sezoni që tani, pra pa pritur rinisjen e tij siç edhe UEFA ka kërkuar që të bëhet.

“Përqindja e mundësisë që të arrijmë të përfundojmë sezonin dhe të gjitha ndeshjet që na kanë mbetur është shumë e vogël në krahasim me kur ndaluam më 11 mars. Do të përpiqemi të gjejmë zgjidhje të tjera, sigurisht”.

“Përfundimi i sezonit mund të jetë diçka që mund të konsiderohet pas një muaji ose dy. Sot ankthi është ai që mbretëron. Përqindja për të rinisur lojën sa vjen dhe ulet. Rreziku është që “ok” nga qeveritë të vonohet”.

Related posts

Mbrëmje historike për Belgjikën, Brazili eleminohet pa lënë gjurmë

Isa.Autor

PRAPASKENAT E PËRÇARJES/ Ja pse DËSHTOI GJERMANIA në KUPËN E BOTËS 

Isa.Autor

“TOPI I ARTË”/ Nis numërimi mbrapsh, “France Football” publikon emrat e parë

Delo.autor

Leave a Comment