Futboll Sport

PAGOI PËR LIRIMIN E RONALDINHOS NGA BURGU? Familja e Messit qartëson gjithçka

Burime pranë familjes së Lionel Messi mohojnë thashethemet e përhapura nga stacioni televiziv argjentinas “Tnt Sports”, se ishte kapiteni i Barcelonës, ai që pagoi garancinë prej 1.6 milionë dollarësh (përmes transferimit bankar nga Barcelona), për ta nxjerrë Ronaldinhon nga burgu. I njëjti burim ka hedhur poshtë edhe informacionin e ditëve të fundit, se Messi kishte bërë gati 4 milionë dollarë dhe një grup avokatësh, për t’i vënë në dispozicion të ish-kolegut dhe mentorit të tij te Barcelona.

Mësohet se numri 10 Blaugrana është shumë i keqardhur për atë që i ndodhi ish-partnerit, por nuk ndërhyri për asnjë çast në çështjen e tij gjyqësore. Fakti është se Ronaldinho, pas kërkesës së tij për arrest shtëpie në Asuncion, ku u mbajt në paraburgim, u refuzua tri herë për ndryshimin e masës së sigurisë. Vetëm së fundi arriti të dilte nga burgu ku ishte, pas vendimit të ndërmjetëm të gjyqtarit Giustavo Amarilla, i cili po shqyrton falsifikimin e pasaportave nga fituesi i “Topit të Artë në vitin 2005, bashkë me vëllain.

Tashmë, Ronaldinho, i liruar nga burgu, është vendosur në arrest shtëpiak. Këtë masë ziolimi po e përmbush në një hotel me katër yje, “Palmaroga”, me 107 dhoma, që ndodhet në qendër të Asuncion, 3.3 km larg burgut ku qëndroi deri dje me të vëllain. Paratë e depozituara si garanci shërbejnë për të siguruar që dy brazilianët të mos largohen nga Paraguaji. Nëse ata arrijnë ta bëjnë këtë, paratë do të konfiskohen menjëherë.

Related posts

Italia nderon Davide Astorin, e lë të lirë numrin 13

Sadik.Autor

SHKAKTOI SHERR NË SUPERKUPË/ Ultrasit e Interit mesazh Bonuccit: Nëse do të bësh të fortin, atëherë hajde…

Delo.autor

LUFTËTARI-BYLIS/ Spektakolar Gresild Lika, shënon nga një distancë e largët dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment