Futboll Sport

“NUK DO T’JU LËMË VETËM”/ Infantino i jep lajmin e madh klubeve: Së shpejti fondi i emergjencës

Xhani Infantino i lëshon një mesazh futbollit botëror: “E dimë që lëvizja është në vështirësi kështu që po punojmë për të pasur një fond me një strukturë qeverisëse të pavarur, përveç zgjidhjeve më fleksibël për të përmbushur nevojat e klubeve në këtë moment”.

Presidenti i FIFA-s shton: “Për këtë kam kërkuar afrimin e pagesave të pjesës së dytë të shpenzimeve tuaja operative dhe heqjen dorë nga detyrimet tuaja si për këtë vit ashtu edhe për atë të shkuar. Nuk do t’i lëmë vetëm klubet”. Infantino më pas përsëriti deklaratat e ditëve të shkuara në lidhje me rinisjen e kampionateve:

“Asnjë ndeshje, asnjë kompeticion nuk vlen rrezikimin e qoftë të një jete njerëzore. Do të ishte e papërgjegjshme rinisja e kompeticioneve pa u garantuar se gjërat nuk do të jenë të sigurta 100%. Nëse do të na duhet ende të presim, do ta bëjmë”.

Related posts

NBA/ Houston udhëheq 3-1 dhe i afrohet rekordit të pikëve

Sadik.Autor

“JEMI NE”/ Armando Broja i bashkohet festës së Kombëtares: Jemi në Europian

F.autor

NUK PO LUAN TITULLAR/ Shaqiri: Do kem dhe unë mundësinë time, kam qenë dhe më parë në…

Isa.Autor

Leave a Comment