Futboll Seria A Sport

PËRBALLJA ME ROMËN/ Milani jep “sinjalin”, ja çfarë pritet të ndodh me Ibrahimoviç

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, pritet të kthehet nga lëndimi i tij për të marrë pjesë në ndeshjen e kuqezinjve në Serie A kundër Romës më 28 qershor.

Gjatë dy ditëve të ardhshme, sulmuesi suedez veteran do t’i bëjë edhe disa teste të tjera për ta caktuar edhe më qartësisht procesin e shërimit të tij, pasi e pësoi një lëndim në kofshë gjatë stërvitjeve më 25 maj, transmeton Gazeta Express.

Suedezi dëshiron të kthehet në fushën e lojës sa më shpejt që të jetë e mundur dhe, sipas gazetës Tuttomercatoweb, ai synon të kthehet në fushën e blertë qysh nga ndeshja kundër Lecces, më 22 qershor.

Megjithatë, po i njëjti medium insiston se ekipi mjekësor i klubit në Milanello nuk do t’ia japë atij dritën e gjelbër për të marrë pjesë në atë ndeshje, por se dëshira mund t’i plotësohet për ndeshjen e 28 qershorit kundër Romës.

Por, trajneri Stefano Pioli dhe ndihmësit e tij kanë qenë të kënaqur me vullnetin e Ibrahimovicit për t’u kthyer sërish në lojë.

Ndërkohë, Federata e Futbollit e Suedisë mund të mos jetë po kaq e kënaqur me sjelljen e futbollistit. Federata mund të nisë hetime pasi u raportua se Zlatan i kishte thyer rregullat e Covid-19 duke hyrë në zhveshtoren e Hammarby, klubit suedez ku është pronar. /Gazeta Express/

Related posts

Cantona, “konfident” me Manchester United: Mund të bëhet kampion i Anglisë

Sadik.Autor

Arturo Vidal i habit të gjithë/ E ardhmja e mesfushorit të Bayern është “kuqezi”

Sadik.Autor

Arsyeja e madhe përse Leon Goretzka i tha po Bayern Munich

Sadik.Autor

Leave a Comment