Futboll Seria A Sport

TIFOZËT E LAZIOS NUK I NDAL DOT AS KORONAVIRUSI/ Shikoni çfarë bëjnë para ndeshjes me Atalantën (VIDEO)

Lacio luan një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa do të përballet me Atalantën në transfertë, në një ndeshje ku fitorja për ekipin e Inzagit është detyrim.

Kryeqytetasit janë në luftë për titullin kampion këtë sezon në Serie A me Juvenntusi dhe me fitoren e bardhezinjve ndaj Bolonjën, diferenca ka shkuar në 4 pikë dhe për këtë arsye fitorja në ndeshjen e sotme është detyrim. Megjithatë nuk do e kenë aspak të lehtë, pasi dihet që Atalanata është një kundërshtar shumë i vështirë.

Pikërisht për këtë arsye, tifozët kanë menduar t’i japin zemër lojtarëve para ndeshjes në një mënyrë të veçantë. Ata janë mbledhur para autobusit me të cilin po udhëtonte skuadra e tyre dhe kanë nisur t’i mbështesin dhe të brohorasin për ta, duke e ditur rëndësinë që ka ndeshja e sotme.

Në këtë mënyrë ata sfidojnë edhe Koronavirusin, për të cilin kërkohet nga të gjithë që të respektohen rregullat e distancimit, dicka që nuk është bërë nga tifozët bardhekaltër.

Related posts

“ZONJA E VJETËR” NUK DORËZOHET/ Juventus sakrifikon 3 lojtarë për yllin Pogba, ja emrat

Delo.autor

Roma mendon për merkaton, synohet talenti i Dinamo Zagrebit

Q.Autor

PËRPLASET ME SALIHAMIXHIÇ/ Flik kërcënon me largim: Nuk dorëzohemi, por…

Delo.autor

Leave a Comment