Futboll Seria A Sport

VAZHDON TË PESHKOJË NË GJERMANI/ Juventus përgatit goditjen e madhe, do një nga heronjtë e Tripletës

Italia vazhdon të peshkojë në Gjermani.

Pas lajmit për interesimin e dy klubeve të Serisë A për Mario Gotze, duket se edhe Juventus po kërkon ta përforcojë ekipin me një yll të Bundesliga-s.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Bayern Munich, David Alaba, një nga heronjtë e Triplete-s së fituar nga bavarezët në 2013-ën.

Kontrata e austriakut skadon më 30 qershor të viti 2021 dhe nga sa mësohet, duket se lojtari nuk ka ndërmend të rinovojë.

Kjo situatë kjo që ka tërhequr vëmendjen e klubeve të gjysmës së Europës, duke përfshirë edhe Juventus, që mund ta mbyllë operacionin në javët e ardhshme.

Torino duket se është një nga zgjidhjet e preferuara për lojtarin, i cili ka dëshirë për një projekt të ri dhe për Juventus do të ishte një armë më shumë për të arritur triumfin e shumëkërkuar në Champions League.

Related posts

TRAJNERI LAMPARD MERR LAJMIN E KEQ/ Dëmtohet Mesfushori N’golo Kante, ja çfarë rrezikon

Delo.autor

Rusi 2018, këta janë lojtarët që vlejnë më pak

Sadik.Autor

STATISTIKA/ Bomberi Ibrahimovic “bardhezi” kundër atij “kuqezi”, ja kush e fiton përballjen…

Delo.autor

Leave a Comment