Futboll Seria A Sport

“KOHA PËR TË SHKRUAR NJË TJETËR HISTORI ME INTER”/ Eriksen tregon admirimin për “zikaltërit” e 2010

Kristian Eriksen u transferua nga Totenhemi tek Interi në merkaton e janarit. Mesfushori në fillim pati vështirësi të përshtatej me stilin e lojës në Itali, por pas rikthimit në fushë nga ndalesa prej pandemisë ka bërë paraqitje mjaft të mira.

skysports-christian-eriksen_4905888

 

“Të rikthehesh të luash është një ndjesi shumë e mirë. Unë e admiroja Interin e 2010, për mënyrën sesi luanin dhe për atë çka arritën. Dalëngadalë po futem në historinë e klubit dhe dua të shkruaj një histori të re me Interin”.

Mesfushori danez foli edhe për qytetin e Milanos: “Nuk kam parë shumë nga qyteti prej izolimit, por mund të them se është një qytet mjaft i bukur që të lë pa frymë. Eriksen foli edhe se si është ta kesh babanë trajner: “Jam rritur duke e pasur babain trajner. Ai më ka mësuar çdo gjë. Që kur isha i vogël praktikohesha në oborr me babain tim”.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Fund dramatik, Laçi përmbyset për 3 minuta nga izraelitët e Hapoel Ber Shevës

Delo.autor

Rivalitet edhe në tribuna/ Gratë e futbollistëve të gjitha kundër…GEORGINËS (FOTO)

Isa.Autor

E kërkon Milani, lojtari nuk shkon në stërvitje dhe merr gjobë

Isa.Autor

Leave a Comment