Është mbyllur në barazim pa gola akti i parë gjysmëfinal mes Kukësit dhe Teutës së zhvilluar në “Elbasan Arena”. Pavarësisht tentativave të shumta, të dyja skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës.
Një lojë e luftuar më së shumti në mesin e fushës. Nuk munguan as pretendimet për 11-metërsh, ndërkohë që finalisti do të përcaktohet në sfidën e kthimit që do të luhet në “Niko Dovana”. Vlen të theksohet se durrsakët 3 minutat e fundit i luajtën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Kuro.