Futboll Seria A Sport

KUMBULLA SI BUSULL PËR TË RINJTË E VERONËS/ Mbrojtësi 18-vjeçar: Ai është një stimul për ne

Ka qenë një nga zbulimet e sezonit të Serisë A dhe tashmë shumë klube Italiane po luftojnë për shërbimet e tij.

Fjala është për Marash Kumbullën, i cili edhe pse si debutues në elitën e futbollit Italian, sërish ia ka dalë të shfaqë cilësitë e tij me Veronën.

Tashmë, mbrojtësin shqiptar të rinjtë e këtij klubi e shohin si inspirim. Një nga ta është mbrojtësi i datëlindjes 2002, Eugenio Braçeli, i cili shprehet se Kumbulla është një stimul për të rinjtë.

“Deri dje isha duke mbledhur topa në anësoret jashtë fushës, tashmë jam pak centimetra larg futbollistëve të Serisë A. Është shumë emocionuese.

Më pëlqen shumë mënyra si lëviz mbrojtja e Veronës. Kumbulla është gjithnjë gati në çdo situatë dhe nuk surprizohet. Të shohësh Kumbullën që bën kaq mirë, sigurisht është një stimul për shumë nga ne të rinjtë”, u shpreh Braçeli.

Related posts

PARTIZANI-TIRANA/ Sulmuesi Ngo: Mund të rikthehem tek “Bardheblutë”, ja cila skuadër është favorite

Delo.autor

MOMENT I VËSHTIRË PËR DE LIGT/ Shikoni goditjen e rëndë që mori nga Zapata (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO E RRALLË/ Mbappe tifoz me MILANIN, dikur mbante veshur fanellën e këtij SUPER lojtari (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment