Futboll Sport

ME MAKINË 200 MIJË EUROSHE, DRITA DHE SIRENA POLICIE/ Maradona vjen me çmendurinë e radhës (VIDEO)

Maradona kurrë nuk pushon së na habituri, për mirë dhe për keq. Videoja e fundit, që shpejt u bë “virale”, e publikuar në llogarinë e Twitter-it të Diario Hoy, tregon ish-kampionin e Napolit dhe Barcelonës duke vozitur një BMW, e cila vlen rreth 200 mijë euro, e pajisur me aksesorë të ndaluar me ligj, siç janë dritat dhe sirenat, që përdoren vetëm nga policia.

Kjo video është shpërndarë sot në mediat argjentinase, fillimisht, pastaj ka bërë xhiron e botës, por në fakt i përket periudhës para izolimit prej Covid-19. Në të mund të shihni blerjen luksoze të Diego Armando Maradonës, një “bishë” e vërtetë automobilistike.

Related posts

E BUJSHME/ Chelsea i ofron mesfushorin Milanit, Leonardo merr kohë

Sadik.Autor

Kupa e Gjermanisë/ Kualifikohen në çerekfinale dy ekipet e para

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Milan gjen Drejtorin e ri Sportiv, ja kush emërohet… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment