Futboll La Liga Sport

TRIUMFOJNË ME “MANITA”/ Barcelona argëtohet ndaj Alavesit, Messi siguron trofeun individual

Barcelona e mbylli me një fitore spektakolare La Ligas duke fituar me rezultatin 0-5 ndaj Alavesit jashtë fushe. Ekipi katalanas u argëtua në fushën e lojës dhe pa presionin e pikëve duke qenë se Reali fitoi titullin kampion, dominoi totalisht ndaj një ekipi modest.

Vendasit nuk arritën të vinin aspak në vështirësi ekipin e Barçës, pasi sfida u hap shumë shpejt me anë të Ansu Fatit në minutën e 24′. Ai mori një pasim të mirë nga Messi dhe nuk gabo për 0-1. Kapiteni shënoi vetë mjaft bukur vetëm 10 minuta më pas për 0-2. Në mbyllje të pjesës së parë, Suarez gjeti rrjetën për të mbyllur 45 minutat e para në 0-3.

Pjesa e dytë nisi me ritmin e së parës, pasi blaugranat  thelluan rezultatin me anë të Semedos për 0-4. Për të mbyllur llogaritë mendoi Messin në 0-5. Argjentinasi siguroi fitimin e këpucës së artë, sepse arrin në kuotën e 25 golave, 4 më shumë se Benzema. Francezi ka dhe 1 ndeshje për ta kapur.

Related posts

EPOKA ELLIOT/ “Tërmet” pas çështjes së pronësisë, ndryshime rrënjësore tek Milan

Isa.Autor

Akuza e fortë e lojtarit për klubin e Serie A: Më detyronin ta mbaja të fshehtë dëmtimin në gju

Q.Autor

Ronaldo “Fenomeni”: Icardi ndihet mirë tek Interi, Reali ëndërr për çdo lojtar

Q.Autor

Leave a Comment