Futboll Seria A Sport

MBOJTËSI I JUVENTUS SAKRIFIKON PËR EKIPIN/ Shtyn operacionin dhe vendos të luajë i dëmtuar

Mbrojtësi i Juventusit, Matijas De Ligt raportohet se ka vendosur të vazhdojë të luajë për ekipin e tij pavarësisht dëmitimit që ka në shpatull. Hollandezi ishte gati ti nënshtrohej një operacioni, por sipas “Tuttosport” ka vendosur ta shtyjë atë.

de ligt

Ky vendim i De Ligtit ka ardhur pasi Juventusi ka shumë mungesa në prapavijë dhe ka ndeshjen e Ligës së Kampionëve përpara. Kelini po rikuperohet ngsa një dëmtim i rëndë, Demiral sapo është kthyer edhe ai në stërvitje pas një dëmtimi kurse Rugani nuk ka bindur me paraqitjet e tij. De Ligtin e shqetëson një dëmtim në shpatull që vitin e kaluar, dhe mbrojtësi hollandez vendosi kohët e fundit të bënte një operacion për ta zhdukur një herë e mirë problemin.

Por De Ligt ka vendosur të sakrifikojë për skuadrën, dhe ta shtyjë operacionin i cili ishte planifikuar të bëhej në fund të sezonit.

Related posts

LIVE/ Laçi-Kukësi: Paqe në pjesën e parë, asnjë rast i pastër për të dyja ekipet

Isa.Autor

Armando Sadiku me maskë në stërvitje me Levanten (FOTO)

Q.Autor

DIFERENCA TË FRIKSHME/ Reja një “babaxhan”, Panucci injoronte stafin. Ja ndryshimet e dy trajnerëve

Delo.autor

Leave a Comment