Futboll Seria A Sport

RAMADANI TAKIM ME MALDININ DHE MASARAN/ Milan interesohet për dy sulmuesit ballkanas…

Fali Ramadani, agjenti i sulmuesve Ante Rebiç dhe Luka Joviç është takuar sot me drejtuesit e Milanit, Paolo Maldini dhe Riki Masara për të diskutuar për dy lojtarët. Rebiç është në huazim nga Frankfurti për dy sezone, njëjtë si Andre Silva në Gjermani për të njëjtën periudhë kohe dhe ende nuk ka marrëveshje për blerje totale.

jovic rebic

Milani po punon për të blerë kroatin i cili ka bindur drejtuesit kuqezinjë me 11 golat e tij në 2020. Media të shumta raportojnë se Ramadani ka pasur një drekë pune me Maldinin dhe Masarën për klientin e tij, Rebiç. Por në takim nuk është diskutuar vetëm për kroatin, pasi Ramadani përfaqëson edhe sulmuesin e Real Madridit Luka Joviç. Rebiç dhe Joviç ishin shokë skuadre bashkë tek Frankfurti ku formuan një dyshe sulmuese të frikshme, dhe nuk e përjashtojnë një ribashkim mes tyre.

Me konfirmimin e Piolit në stol dhe me refuzimin e Rangnikut, Maldini dhe Masara kanë nisur punën për forcimin e skuadrës, ku dy emrat e parë janë pikërisht Rebiç dhe Joviç.

Related posts

PO SHIJON PUSHIMET NË IBIZA/ Wanda Nara poston poza “hot” me bikini dhe shfaq linjat perfekte (FOTO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Nisje fantastike e Inter, “Demi” Lautaro ndëshkon gjermanët. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

KATEGORIA SUPERIORE/ Luhen këto përballje për javën e dytë të kampionatit

Delo.autor

Leave a Comment