Futboll Ligue 1 Sport

NDËRHYRJA E TMERRSHME NGA LOIC PERRIN/ Dëmtimi i rëndë i Mbappe, sulmuesi thyen heshtjen

Kylian Mbappe u dëmtua në finalen e Kupës së Francës kundër St. Etienne. Ai la fushën e lojës duke çaluar dhe doli me dhimbje pas një ndërhyrjeje të tmerrshme të Loic Perrin. Sulmuesi fitoi trofeun, ndërsa ditën e sotme ka reaguar në rrjetet sociale.

“Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të zgjohesh si fitues. Ju falenderoj të gjithëve për mesazhet, më prekët shumë. Puthje për të gjithë dhe paçi një fundjavë të mirë”, -shkruan kampioni i botës.

Mbappe ka preferuar të mos flasë për dëmtimin e tij. Ai nuk dihet se sa do të mungojë dhe të gjithë në Paris kanë kryqëzuar gishtat që të mos humbasë ndeshjen kundër Atalantës në Champions League.

Related posts

Juventusi ka nevojë për “SuperMario”; titullar pas tri ndeshjesh

Sadik.Autor

SUPER TRANSFERIM/ Roma zyrtarizon lojtarin që e kërkoi me ngulm INTERI

Isa.Autor

ZYRTARE: Vjen dorëheqja e parë pas eliminimit nga Kupa e Botës

Isa.Autor

Leave a Comment