Kombëtarja

(FOTO) Renditja e FIFA-s, Shqipëria dhe Kosova fitojnë nga një pozicion

Kombëtarja Shqiptare ka fituar një pozicion në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje gjatë muajit të fundit sikurse të gjitha përfaqësueset europiane. Kuqezinjtë ka përfituar nga rënia e Algjerisë në vendin e 60-të, duke u ngjitur në të 59-in.

Edhe Kosova, sikurse Shqipëria ka fituar një pozicion. Një muaj më parë “dardanët” klasifikoheshin të 178-ët, por rrëshqitja me 7 vende e Belizes, i ka dhënë mundësinë Kosovës të përmirësojë minimalisht renditjen e saj.

Nuk ka asnjë ndryshim në 10 vendet e parë. Vazhdon të mbajë kryesimin Gjermanina, e ndjekur nga Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia, Zvicra, Franca dhe Kili.

Related posts

KOMBËTARJA/ Agolli nuk di të ndalet: Kemi mundësi të shkojmë në Europianin 2020

Q.Autor

BOTËRORI 2022/ Vjen goli historik, sulmuesi Broja ndëshkon me një “PREDHË” Hungarinë (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA ME FRANCËN NË “ARENA KOMBËTARE”/ “Shpërthen” ish-sulmuesi i “Kuzezive”: Të vendosim himnin e Andorës, shpresoj që bileta ime…

Delo.autor

Leave a Comment