Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT PAS PANDEMISË/ Milan e Atalanta për titull, Juventus vuan ende Koronavirusin

Renditja pas rinisjes së Serisë A ka pak lidhje me atë që fundja ka më shumë rëndësi. Pas pandemisë shumë ekipe kanë rritur xhirot, teksa të tjera i kanë ulur ndjeshëm. Atalanta është ajo që ka regjistruar ecurinë më të mirë (pa përfshirë takimin e djeshëm), teksa Milani është fill pas saj me 24 pikë.

Inter dhe Juve mbyllin katërshen e parë, teksa edhe Sampdoria me 15 pikë është ajo që ka regjistruar ecuri për t’u lavdëruar nëse e krahasojmë me kampionatin e bërë deri në shkurt kur gjithçka u ndal prej virusit. Në anën tjetër, duke mos përfshirë barazimin ndeshjen e djeshme mes Milanit dhe Atalantës, këto dy ekipe janë gjithsesi dominuese të Serisë A në pesë javët e fundit të kampionatit.

Kuqezinjtë kanë koleksionuar katër suksese dhe vetëm një barazim, teksa edhe Roma fluturon me të njëjtën ecuri. Siç thamë, rezultati i djeshëm nuk llogaritet, ndaj më keq se “Djalli” dhe verdhekuqtë ka bërë edhe Atalanta që po i afrohet kuotës së 100 golave (96 aktualisht).

Renditja

Edhe pse humbi trenin e titullit, Interi nuk mund të ankohet, sepse me 9 pikë në pesë ndeshje zikaltrit mbyllin zonën Champions, teksa bie në sy Juvja që me vetëm pesë pikë është më pranë rënies hipotetike nga kategoria sesa titulli, të cilin mund ta prekë së shpejti.

Related posts

FORMULA1/ Zëvendësohet Hamilton, ekipi i Mercedes konfirmon emrin që do ta pasojë

F.autor

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Tagliavento: Doja të jepja golin e Muntarit, por nuk e dhashë sepse…

Isa.Autor

PO SHKËLQEN NË KUPËN SUDAMERIKANA/ Sulmuesi Sadiku sërish protagonist në dy golat e Bolivarit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment