Futboll La Liga Sport

POLEMIKAT PËR “PLESHTIN” DHE LAUTARON/ Bartomeu pa doreza: Gjithçka është pezull!

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, foli në lidhje me transferimin e mundshëm të Lautaro Martinezit. Klubi katalanas dëshiron që të rrëmbejë në Camp Nou sulmuesin e ri, por diçka e tillë nuk do të ndodhë për shpejt, pasi bisedimet kanë ngecur. Numri një i klubit foli hapur në lidhje me diçka të tillë.

“Ne kemi biseduar me Interin, por tani gjithçka është pezull. Fokusi sportiv për momentin është te Champions League, që është shumë pranë”, – tha Bartomeu për “Mundo Deportivo”. Në intervistën e tij të gjatë për prestigjozen spanjolle, nuk mund të mungonin as fjalë për Lionel Messin.

“Messi e ka thënë disa herë që dëshiron ta mbyllë karrierën këtu dhe nuk kam asnjë dyshim që ai do ta rinovojë kontratën. Kam një marrëdhënie shumë të ngushtë me të, sikurse bëj me të gjithë kapitenët”, – tha ndër të tjera Bartomeu.

Related posts

U BULLIZUA NË RRJETET SOCIALE/ Shikoni reagimin e tifozit kur takon Neymar (VIDEO)

Delo.autor

E KËRKOI MILANI DHE INTER/ Ja ku do të luaj braziliani BERNARD

Isa.Autor

ELCHE-BARCELONA/ De Jong “hap dhuratën” e mbrojtësit dhe zhbllokohet sfida për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment