Champions League UEFA

Neymar: Nuk kemi pjekuri, duhet ta pranojmë këtë…

Braziliani Neymar tha pas humbjes 3-1 të PSG-së në “Bernabeu”, kundër Real Madridit, se “asgjë nuk është vendosur”, dhe se kualifikimi do të zgjidhet në Paris, ku ai shpreson për të përmbysur gjithçka. Neymar u shfaq disa sekonda në zonën e përzier, para mediave, me një fytyrë shumë serioze dhe pa dëshirë për të folur. Asgjë nuk është vendosur, është edhe ndeshja e dytë”, – tha ai.

I pyetur nëse do të mbërrijë te Real Madridi në të ardhmen, braziliani u përqendrua në klubin e tij të tanishëm: “Unë kam një kontratë me PSG-në, tani jam i përqendruar te klubi im dhe jam i lumtur”.

Lojtari i PSG-së beson në përmbysjen: “Unë mendoj se ne mëkatojmë në kohë, nuk treguam qetësi dhe maturi për të luajtur në gjysmën e dytë të pjesës së dytë. Skuadra nuk kishte ndonjë gjë tjetër dhe duhej ta pranonte atë. Nuk luajtëm një lojë të keqe, por duhet të përmirësohemi, nëse duam të kthehemi. Është e vështirë, por nuk është e pamundur. Vitin e kaluar kishim një situatë më të vështirë për të kaluar”.

Related posts

SFIDA FINALE ME LIVERPOOL NË CHAMPIONS/ Pochettino: Është klubi më i mirë në Botë…

Delo.autor

Rriten të ardhurat e “CHAMPIONS LEAGUE”/ Ja sa do të fitojnë skuadrat pjesëmarrëse në kompedicion

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Të dy ndeshjet mes Chelsea dhe Porto do të luhen në të njëjtin stadium

Delo.autor

Leave a Comment