Futboll Seria A Sport

PLASIN POLEMIKAT/ Mesfushori Zaniolo me cigare dhe pa maskë në diskotekë (VIDEO)

Në diskotekë, pa maskë dhe me cigare në gojë. Kjo është tipike fotografia e shumë të rinjve në këtë rihapje pas mbylljes për shkak të pandemsisë.

Dhe është gjithashtu ajo e Nicolò Zaniolo që mbrëmë i lejoi vetes një moment relaksi në një disko në kryeqytetin e Italisë (Romë), mes muzikës, të qeshurës dhe disa selfie.

Në të gjitha fotot dhe videot e mbledhura, lojtari i cili ishte në shoqërinë e ish-verdhekuqit Luca Pellegrini, nuk mbante maskë, ishte në një zonë private, por nuk duket se ruan distancat e sigurisë (madje edhe me disa tifozë) të rekomanduar nga klubi.

Dhe mes një bisede dhe tjetrës duket edhe një cigare, një lëshim që edhe futbollistët më të shquar dhe me përvojë të lojtarit të ri roman kanë bërë në të kaluarën. Në moshën 22 vjeç mund të ndodhë, por polemikat nuk do të ndalen…

Related posts

Valencia ndjek Pjacan, gati oferta për Juventusin

Sadik.Autor

Arsen Wenger zbulon arsyen e largimit nga Arsenali

Sadik.Autor

PRITET TË RIKUPEROHET NGA DËMTIMI/ Neymar: PSG do të fitojë Championsin, ja gjeniu i skuadrës…

Delo.autor

Leave a Comment