Futboll Seria A Sport

SERIE A/ Milan fiton me super Ibrahimovic. Lazio i përgjigjet Interit dhe Atalantas

Milan ka mundur 4-1 Sampdorian në javën e 37-të të kampionatit dhe ka shkuar një pikë larg vendit të pestë të renditjes që mbahet nga Roma, që do të luajë sot në mbrëmje kundër Torino-s.

Protagonisti i sfidës së luajtur në Ferraris ka qenë Zlatan Ibrahimovic, autor i dygolave dhe asistit për Calhanoglu. Goli tjetë i kuqezinjve është shënuar nga Leao.

Fiton edhe Lazio, që ka mundur 2-0 në shtëpi Brescia-n e rënë nga kategoria dhe mban hapur garën m,e Atalanta-n dhe Inter-in për vendin e dytë.

Shkëlqen Immobile, i cili ka dhënë asistin për golin e parë të skuadrës së tij dhe ka shënuar të dytin, i 35-ti për sulmuesin italian në këtë sezon të Serisë A.

Për sa i takon luftës për mbijetesë, Lecce ka marrë një fitore të rëndësishme 2-1 në fushën e Udinese-s që e mban në lojë për të siguruar qëndrimin në Serinë A në javën e fundit të kampionat.

Rivalja e drejtpërdrejtë e puljezëve, Genoa,  është mundur 5-0 në fushën e Sassuolo-s.

Related posts

Milani po mendon shkëmbimin e “çmendur” me skuadrën e madhe të La Ligës

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Një legjendë rikthehet tek klubi i Barcelon, merr postin e trajnerit…

Delo.autor

BARAZIMI PA GOLA ME DORTMUND/ Griezmann kërkon kohë për t’u kuptuar në fushë me “Pleshtin” dhe Suarezin

Delo.autor

Leave a Comment