Futboll La Liga Sport

REVOLTË KUNDËR REAL MADRID/ Bale nuk është vetëm, dy yje të tjerë dalin kundër klubit

Gareth Bale është kthyer në qendër të vëmendjes pas grumbullimit të munguar për ndeshjen e Champions League mes Real-it të tij dhe Manchester City-t.

Trajneri Zinedine Zidane ka provuar të shpjegojë se lojtari nuk është grumbulluar sepse nuk donte të luante, duke i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit.

Edhe pse, nëse nga njëra anë ish-ylli i Tottenham-it duket se nuk ka dëshirë të luajë për Real-in, nga ana tjetër nuk do as të pranojë ofertattë tjera dhe të largohet nga Los Blancos, me financat e klubit që kanë nevojë të dëshpëruar për një shitje të rëndësishme.

Sipas Don Balon, shembulli i Bale ka ndikuar edhe te lojtarë të tjerë të madrilenëve.

Edhe James Rodriguez dhe Mariano Diaz, që nuk janë pjesë e projektit teknik të Real-it, nuk kanë ndërmend të largohen, duke preferuar të presin skadencën e kontratës.

Related posts

HUMBJA NDAJ UNITED/ Leicester nuk fal dhe “SHKARKON” Pellegrini-n

Delo.autor

KRISHTLINDJE/ “Plisat” bëjnë gjestin e madh, lumturojnë 507 fëmijë në Durrës (FOTO)

Delo.autor

KROACI-SKOCI/ Fitorja kualifikon të dyja skuadrat në raundin tjetër (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment