Futboll La Liga Sport

SFIDA NDAJ BAYERN MUNICH/ Barcelona merr një lajm të mirë para çerekfinales

Barcelona po përgatitet për Final Eight të Lisbonës, pas suksesit të marrë ndaj Napoli-t dhe kualifikimit në çerekfinalet e Champions League.

Sipas Marca-s, mes të grumbulluarve të Quique Setien për fushatën luzitane do të jetë edhe Ousmane Dembele.

Francezi, i cili vjen nga dëmtimi i radhës, po stërvitet me grupin pres disa ditësh dhe prania e tij në Lisbonë është pothuajse e sigurt.

Dembele ka luajtur shumë pak në këtë sezon 5 ndeshje në La Liga dhe 4 në Champions League.

Katalanasit do të luajën kundër Bayern Munich në çerekfinale, ndeshje që do të zhvillohet të premten e ardhshme në orën 21:00.

Related posts

Balotelli në superformë, Italia dhe Dortmundi dy stacionet e radhës

Sadik.Autor

SUPER ASIST, GOL FANTASTIK! Verona “çmend” Serie A në Firence (VIDEO)

Delo.autor

RISIA/ Facebook do të transmetojë “live” ndeshjet e Premier League

Isa.Autor

Leave a Comment