Futboll Kategoria Superiore Sport

“KISHA MERITA TEK GOLI I DYTË”/ Flet talenti Muçi: Pata presion, por Egbo më bëri…

Talenti i ka dhënë mbi shpatulla edhe presionin për të udhëhequr sulmin e Tiranës në Champions. Është vetëm 19 vjeç, por 12 golat në edicionin që lamë pas mes kampionatit dhe Kupës, kanë bërë që trajneri Egbo t’i besojë zëvendësimin e Majkëll Ngosë. E bën më së miri.

Ernest Muçi, për “Panorama Sport” ka treguar emocionet e kualifikimit, ndeshjen në Tbilisi si dhe çelësin e suksesit për eliminimin e Dinamos së Tbilisit. “Nuk e mendova të shënoja, por e rëndësishme ishte vetëm fitorja. Ne arritëm t’ia dilnim të gjithë bashkë.

Te goli i dytë kisha pak meritë edhe unë, por edhe Ismajlgeci. Ekipi ishte shumë mirë në mbrojtje dhe ia dolëm që të eliminojmë një ekip si Dinamo Tbilisi”, deklaroi fillimisht Muçi.

I pyetur për peshën në sulm, 19-vjeçari përgjigjet: “Presioni ishte prezent. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, por kemi punuar thuajse dy javë për këtë dhe unë isha gati. Edhe mbështetja e trajnerit që besoi tek unë, më ndihmoi shumë. Me këtë fitore që u vulos shumë bukur në minutat e fundit, jam shumë i lumtur”, ka deklaruar Muçi, nga këmbët e të cilit u gatua edhe goli që vulosi kalimin në turin e dytë të Champions-it.

Related posts

DEL KUNDËR “PËRBINDËSHIT” RONALDO/ Ibrahimovic: Mua më sfidoi virusi dhe e munda, por… (VIDEO)

Delo.autor

SI MOURINHO TURPËROI OZIL/ “E dashura jote ka qenë me të gjithë ekipin e Interit dhe…”

Delo.autor

“JETA E NJË GJARPËRI”/ Tifozët e Chelseat sulmojnë portierin e REALIT pas disfatës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment