Futboll Premier League Sport

SUPERKUPA E ANGLISË/ “Topçinjtë” mposhtin Liverpool me penallti, Klopp humb trofeun e parë të sezonit

Arsenali ka fituar FA Community Shield në ndeshjen kundër Liverpoolit të mbyllur me rezultatin 1-1, por penalltitë shkuan për “Topçinjtë” 5-4. Takimi ishte mjaft emocionues, pasi pati momente të mira dhe raste të shumta.

Londinezët kaluan të parët në avantazh me an ë të Aubameyang. Gabonezi shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 12′ pas një goditjeje të saktë nga distanca. Alisson nuk kishte asnjë mundësi të reagonte.

Liverpooli nuk u dorëzua dhe arriti të barazonte rezultatin me anë të Minaminos në minutën e 73′. Japonezi u dha shpresë bashkëlojtarëve të tij duke çuar sfidën në penallti. Arsenali u tregua më i saktë duke fituar 5-4.

Të gjithë të besuarit e Artetës dërguan topin në rrjetë nga penalltitë, ndërsa te Liverpooli gaboi vetëm Brewster. Ky i fundit u aktivizua në minutën e 90’+1′ vetëm për penalltitë, por gjuajtja e tij u ndal në traversë dhe i dha trofeun Arsenalit.

Related posts

ANALIZA/ Spanja u rikthye e frikshme me 5 ligjet e Luis Enrique

Delo.autor

NUK NDIHET MIRË/ Lewandowski nuk heq dorë nga LARGIMI: Tani e kam vendosur, do të…

Isa.Autor

PLAS TEK FIORENTINA/ U zyrtarizua një muaj më parë, rrezikohet divorci i parakohshëm me Gattuso-n

Delo.autor

Leave a Comment