Futboll

Dënimi i mundshëm me 10 vite i Skënderbeut, reagon FSHF: Çështja i takon klubit dhe UEFA-s

Një lajm tepër i rëndësishëm tronditi dje klubin e Skënderbeut dhe opinion futbollistik shqiptar. Inspektor të UEFA-s kanë dërguar në komisionet përkatëse një raport ku kërkohet dënimi me 10 vite i klubit të Skënderbeut nga çdo kompeticion kontinental si shkak i përcaktimit të ndeshjeve.

Lidhur me ka reaguar për herë të parë Federata Shqiptare e Futbollit e cila deklaron se kjo çështje i përket drejtpërdrejtë klubit anëtar (Skenderbeu) dhe vetë UEFA-s.

Reagimi i FSHF

FSHF kërkon të informojë opinionin publik në lidhje me zhvillimet më të fundit të publikuara në shtyp për çështjen e Skënderbeut.

Gjatë ditës së djeshme, por edhe sot FSHF ka marrë informacionet e nevojshme lidhur me dokumentin e publikuar i cili është relacioni i inspektorëve të UEFA-s drejtuar Komisionit të Disiplinës, dhe jo një vendim disiplinor. Informacione këto, të domosdoshme për të patur një qëndrim të konsultuar institucional dhe publik.

Ndonëse FSHF po e ndjek me vëmendje ecurinë e procesit disiplinor ndaj Skënderbeut, vlen të theksohet se kjo është një çështje që i përket drejtpërdrejtë klubit anëtar (Skenderbeu) dhe vetë UEFA-s.

 

Related posts

Kombëtarja U-21/ Italia na shkatërron për dy minuta, Shqipërinë e ndalin shtyllat

Isa.Autor

NUK KA SHËNUAR ENDE/ RONALDO ka FRIKË, i bën një kërkesë TË ÇUDITSHME JUVES

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Arsenali fiton me talentët, Strakosha ndëshkon Lazion

Delo.autor

Leave a Comment