Futboll Shqipëri Sport

AUSTRI-SHQIPËRI U-21/ Shikoni si pritet të rreshtohen “kuqezinjtë” e Alban Bushit

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë luan sot në orën 18:30 ndeshjen eliminatore të vlefshme për Grupin 3 ndaj Austrisë. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Keine Sorgen” të Riedit. Dje kuqezinjtë e rinj udhëtuan drejt Austrisë dhe zhvilluan stërvitjen e fundit në stadiumin ku do të luhet ndeshja.3

Bushi Shpresat

Trajneri Alban Bushi u shfaq optimist për këtë takim dhe përgatitjet që skuadra kishte bërë gjatë kësaj jave në Elbasan. “Jam shumë i kënaqur nga ekipi dhe ditët që kemi bërë stërvitje, por edhe miqësoren që zhvilluam të mërkurën. Kemi disa mungesa, por që nuk do të ndihen.

Shpresat

Kemi lojtarë shumë të shpejtë dhe të fortë, ndaj do të përpiqemi të luajmë në sulm. Sipas lojtarëve që kemi, ashtu kemi ndërtuar dhe mënyrën e lojës”, deklaroi Bushi. Të mërkurën trajneri provoi skuadrën në një miqësore ndaj të rinjve të Akademisë së Futbollit, teksa kuqezinjtë shënuan plot 10 gola. Bushi pritet t’i besojë sulmin treshes Xhixha-Tuci-Vrioni.

Related posts

SHQIPONJA e Shaqirit “djeg” ende/ Shikoni si LOJTARI SERB fyen SHQIPTARIN

Isa.Autor

RIKTHEHET KUPA E SHQIPËRISË/ Ja tetë sfidat të cilat do të startojnë që nesër

F.autor

I “ÇMENDUR” PAS YLLIT TË MILAN-IT/ Legjenda Henry: Është një nga më të mirët e kampionatit

Delo.autor

Leave a Comment