Futboll Sport

“DHAMË GJITHÇKA NË FUSHË”/ Joachim Low: Për Myler s’ka vend te Gjermania

Trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, kishte premtuar para ndeshjes se publiku do të shihte një ndeshje spektakolare. Dhe në fakt ashtu ndodhi. Gjermani-Spanjë ishte një nga sfidat më të bukura në mbrëmjen e djeshme. Trajneri gjerman nuk e bën dramë barazimin në fund, edhe pse do të kishte pasur dëshirë që ta niste këtë edicion me fitore.

“Jam shumë i kënaqur me skuadrën. Kemi bërë një ndeshje të mirë dhe për këtë djemtë duhen përgëzuar. Por në futboll nuk ke kurrë asgjë të sigurt. Dhamë gjithçka deri në fund, por kjo nuk mjaftoi. Të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje me intensitet të lartë. Ishte pozitiv fakti që nuk i lejuam kurrë spanjollët të dilnin në lojën e tyre. Ne patëm rastet më të pastra, por nuk u treguam të saktë. Në pjesën e dytë lodhja bëri të vetën dhe kundërshtari rriti presionin duke shënuar edhe në fund të lojës”, tha Lëv.

PËR SANENË DHE MYLERIN – “Leroi vjen nga një dëmtim i rëndë i cili e la jashtë fushave për një kohë të gjatë. Mendoj që bëri një ndeshje të mirë. Ai është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë dhe mungesa e tij është ndier shumë në këtë sezon. Gjithsesi, jam i lumtur për të, por edhe për Timon (Verner). Ai po rritet nga ndeshja në ndeshje dhe sot (dje) ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës. Myler? Ai është një lojtar i madh, por me Gnabrin, Havercin, Brandin dhe Sanenë është e vështirë të gjej një vend për të”.

PËR ZVICRËN – “Do të mendojmë për ndeshjen e radhës vetëm ditën e nesërme (sotme). Djemtë duhet të pushojnë dhe më pas do të bëjmë një analizë për gjërat që nuk shkuan në sfidën me iberikët. Kundërshtari i radhës do të jetë po kaq i vështirë për t’u mundur. Por ne duam të dalim të parët në grup dhe për këtë nuk mendojmë për rezultat tjetër përveçse fitores. Rrotacioni? Po, mund të ndodhë, do të vlerësojmë gjendjen e lojtarëve dhe më pas do të vendosim, edhe pse shumë prej djemve kanë nevojë për minuta”, pohoi Lëv pas barazimit 1-1 ndaj Spanjës në ndeshjen e luajtur në Shtutgart.

Related posts

TALENTI ANGLEZ SËRISH NË TELASHE/ Sulmuesi Greenwood filmohet duke pirë substanca narkotike (FOTO)

Delo.autor

SUPER SFIDA NDAJ MILAN/ Trajneri Allegri mendon të bëjë një ndryshim taktik në sulm, ja plani…

Delo.autor

PËRMBYSJE DRITHËRUESE/ Mbrojtësi i Kombëtares fiton penalltinë e artë për kampionët e Greqisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment