Futboll Seria A

Higuain: I vlerësojmë kritikat konstruktive

Gonzalo Higuain ka thënë se Juventusi gjithmonë është i gatshëm t’i dëgjojë kritikat konstruktive, jo ato destruktive. 

Sulmuesi është sulmuar shuam në shtyp dhe në rrejte sociale për humbjen e penalltisë ndaj Tottenahm, ku ndeshja u mbyll 2-2.

Higuainit nuk i mjaftuan dy gola në 10 minuta në këtë ndeshje që të shpëtojë nga kritikat.

Higuain

“Ne gjithmonë shikojmë përpara …  i dëgjojmë kritikat konstruktive, jo ato që janë destruktive”.

“Faleminderit të gjithë juve për mesazhet dhe dashurin e treguar. Ditën e mirë të gjithëve’, ka shkruar Pipita  në Instagram.

Gonzalo Higuain dhe Federico Bernardeschi. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Sulmuesi argjentinas është në formë të jashtëzakonshme pasi ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit radhazi.

Higuain ka shënuar tetë gola në pesë ndeshjet e fundit.

Argjentinasi në Seria A ka gjetur rrjetën 14 herë, në Kupë dy herë dhe në Ligën e Kampionëve katër herë, duke e dërguar në 20 gola numrin e shënimeve këtë sezon.

Related posts

Hidhet shorti për Kupën e Francës, PSG-ja e mëson kundërshtarin

Q.Autor

CHAMPIONSHIP/ Koronavirusi “shpërthen” tek skuadra angleze, në fundjavë do luajë me ekipin e të rinjve

Delo.autor

Mbyllet pjesa e parë, Kolumbia me 10 lojtarë ndal në barazim Japoninë

Sadik.Autor

Leave a Comment