Bundesliga Futboll Seria A

Reus te Milan nuk është fantazi, ja pse mund të realizohet

Milan do të ndryshojë sponsorin teknik sezonin e ardhshëm. Pas shumë vitesh me Adidas kuqezinjtë do të kalojnë te Puma, që do të derdhë në arkat e klubit 12 deri në 15 milionë euro (plus bonuse) në sezon. Me sponsorin e ri do të bëhet akoma më shumë simbol i skuadrës Gianluigi Donnarumma, i cili është lidhur më parë me kompaninë gjermane, por në Milanello mund të zbarkojë edhe Marco Reus, i cili nuk do të rinovojë me Borussia Dortmund dhe që pëlqehet shumë nga drejtori sportiv Mirabelli. Për më tepër, gjermani ka të njëjtin sponsor teknik me kuqezinjtë.

Sipas “Tuttosport”, Marco Reus ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me Dortmund, që skadon në 2019-ën. Sponsori teknik duket se i ka këshilluar të transferohet te Milan, ku do të shtonte numrin e lojtarëve që kanë nënshkruar me Puma-n. Mirabelli e vlerëson, por e di mirë se nuk do ta ketë të lehtë ta marrë, pavarësisht se në qershor ai do të ketë vetëm një vit në kontratën e tij aktuale.

Dortmund, siç e ka kuptuar mirë edhe Arsenal, që ka vuajtur shumë për të marrë Aubameyang, nuk i shet lirë yjet e saj. Dhe pavarësisht dëmtimeve të shumta që kanë karakterizuar karrierën e tij, verdhezinjtë e vlerësojnë lojtarin jo më pak se 30 milionë euro. Kështu, për momentin mbetet vetëm një ide, edhe pse emri i 28-vjeçari është shkruar në listën e objektivave të Milan. Ka disa dyshime mbi gjendjen e tij fizike, me sulmuesin që është kthyer kohët e fundit në fushë pas një ndalese prej tetë muajsh.

Related posts

MERKATO E VERËS/ E kërkon Milani dhe Roma, skuadra e Torinos fikson çmimin për yllin Belotti

Delo.autor

“NUK E MOHOJ QË…”/ Balotelli: Do të rikthehem në Itali, ja skuadra ku do ta mbyll karrierën

Delo.autor

Ekzekutiv dhe bankier/ Njihuni me presidentin e ri të Milanit, Paolo Scaroni

Isa.Autor

Leave a Comment