Futboll La Liga Sport

“MESSI ËSHTË I KËNAQUR ME KOEMAN”/ Bartomeu acaron “Pleshtin”: Duhet të krenohemi që e mbajtëm

residenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thyer heshtjen dhe ka folur në lidhje me të ardhmen e klubit. Ai prek dhe pika mjaft interesante për katalanasit siç ishte konflikti i tij me kapitenin Lionel Messi.

Argjentinasi nuk është aspak i kënaqur që qëndroi te skuadra e Barces, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Bartomeun. “Si president nuk do të hyj në konflikte me Leo Messin. Ai flet nga fusha, siç e kemi parë të gjithë. Është një çështje e mbyllur.

“Nuk mund të lejoj, si çdo person i bordit dhe stafit teknik, që të lejoj të largohet futbollisti më i mirë në botë. Gjërat duhet të diskutohen në shtëpi. Ne duhet të mbështesim skuadrën dhe lojtarët tanë. Duhet të përgëzojmë veten që Messi është ende me ne. Ai është i kënaqur me Koeman. Ne duam që ai të mbyllë karrierën me ne dhe projekti do të ndërtohet rreth tij”, – tha numri një i klubit.

Related posts

PRITET TË JETË SHUMË AKTIV NË MERKATON VERËS/ Merkato në dalje te Juventus, 4 lojtarë me valixhe në duar

Delo.autor

DËSHTOI TEK BAYERN MUNICH/ Mesfushori Sanches: Nuk isha i lumtur aspak aty

Delo.autor

FUTBOLLI NË ZI/ Ish-trajneri i kombëtares SHQIPTARE humb jetën nga Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment