Futboll Premier League Sport

“MOS E PREK…”/ Thiago Alcantara zbulon këshillën e veçantë të sulmuesit Torres

Ka bërë për vete Liverpool-in që nga minutat e para të luajtura në kampionat kundër Chelsea-t, por Thiago Alcantara duhet akoma të fitojë zemrat e tifozëve dhe të drejtën për t’u quajtur një Reds.

Të paktën sipas Fernando Torres, i cili i ka dhënë një këshillë shumë të veçantë mesfushorit.

Në një intervistë të dhënë për kanalet zyrtare të Liverpool-it, Alcantara ka zbuluar:

“Kam folur me Torres dhe më ka thënë menjëherë që të mos e prek shkrimin This is Anfield. Para se ta bëj duhet të tregoj vlerën time dhe të fitoj ndonjë trofe për klubin”.

“Kështu që do ta respektoj këshillën e tij. Do të duhet ta meritoj të drejtën për ta prekur. Vetëm kur do ta kem bërë këtë, do ta prek”.

Related posts

“BOOM” NGA MADRIDI/ Reali €370 mln për blerjen e bujshme! “AS” zbulon listën

Isa.Autor

KAOSI NË NDESHJEN QË NUK U MBYLL ASNJËHERË/ Hearts kërkon titullin në tavolinë ndaj Celtic

F.autor

NJË REKLAMË PËR “KATAR 2022″/ Messi kalon para Kupës së Botës: fytyra i thotë të gjitha (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment