Futboll Sport

“KY ËSHTË OBJEKTIVI IM”/ 44 gola nuk mjaftojnë për Haaland, norvegjezi bën deklaratën e frikshme

44 gola në sezonin e kaluar mund të mjaftojnë për të krijuar një famë prej “vrasësi” të vërtetë në zonën e rreptësisë.

Jo për Erling Haaland, sulmuesi i Borussia Dortmund, që në sezonin e kaluar me fanellën e verdhezinjve dhe Salzburg-ut ka realizuar një lumë golash, por që duket se nuk mjaftojnë për të kënaqur dëshirën e tij për  të festuar.

Në një intervistë të dhënë për RuhrNachrichten, i riu norvegjez ka rrëfyer disa detaje të përgatitjes së tij që nënvizojnë përkushtimin ndaj punës dhe kujdesit për çdo detaj.

“Duhet të bëj akoma shumë për t’u bërë një futbollist më i mirë, ky është objektivi im çdo ditë”, ka thënë Haaland. “Duhet të jem më cinik, por edhe të përmirësoj bashkëpunimin me shokët e skuadrës, e di”.

“E di se çfarë duhet të bëj dhe duhet të punoj për këtë. Rishikoj shpesh golat e mia dhe analizoj detajet që mund të më ndihmojnë të shënoj të tjerë”.

“Kam rishikuar 44 golat e sezonit të kaluar shpesh dhe mendoj se mund të kisha shënuar edhe më shumë se 50. Nuk dua të dukem arrogant, por është e vërtetë”.

“Mendoj se ky mentalitet është pozitiv sepse do të thotë se kam potencial. Nuk jam i kënaqur, do të kërkoj të punoj për t’u përmirësuar akoma”, ka përfunduar sulmuesi.

Related posts

“BERNABEU” I RI ËSHTË “ANIJE KOZMIKE”/ Nga ndeshjet e futbollit tek ato të basketbollit dhe tenisit (VIDEO)

Delo.autor

“AI IA NXINË JETËN ÇDO MBROJTËSI NË BOTË”/ Van Dijk i thur elozhe futbollistit brazilian: E di se sa e vështirë është…

Delo.autor

Arsenal kërkon zëvendësuesin e Wenger, këto janë alternativat kryesore

Sadik.Autor

Leave a Comment