Futboll Kategoria Superiore Sport

“ORE, KU KENI PARË KËSHTU JU…”/ Daja me tone të ashpra: Nuk dua futboll të ngadaltë

Ilir Daja dhe Partizani nuk heqin dorë nga seancat stërvitore me bar natyral, ndaj prej shumë ditësh janë shpërngulur në kompleksin “Pepa” në Elbasan. Edhe pse gjatë gjithë ditës moti ishte me shi dhe vuri në diskutim stërvitjen e tyre në këtë kompleks, për shkak të frikës edhe të rëndimit të terrenit, pak para nisjes së përgatitjeve koha u hap dhe gjithçka u zhvillua normalisht më pas. Fillimisht tekniku zhvilloi një mbledhje të shkurtër me skuadrën, ku dha direktivat e tij dhe më pas nisi seanca stërvitore.

Pas vrapimeve të lehta dhe pak nxemje, lojtarët nisën ushtrimet me top. Ilir Daja duket se është i fiksuar pas shpejtësisë me topin, madje duke u nervozuar dhe ndërprerë stërvitjen deri në momentin që lojtarët ta bënin tamam. “Çuna, nuk ka më futboll të avashtë, duhet lëvizur sa më shpejt topi. Edhe njëherë ushtrimi nga fillimi”, u foli jo pak i nervozuar tekniku.

Ndërkohë, vazhdimisht Daja kërkon presing nga të tijtë dhe në çdo moment të fokusohen te topi. Me sa duket, duke ditur limitet e skuadrës së tij dhe faktin që është i privuar nga merkatoja, “armën” plus në kampionat e sheh pikërisht te shpejtësia me topin, duke zënë në befasi kundërshtarët.

Tekniku ua tërhoqi vëmendjen edhe mbrojtësve të qendrës, ndërsa nuk ngurroi t’u tregonte lojtarëve se kush komandonte aty. “Ore, ku keni parë ju të driblojë mbrojtësi i qendrës”. “Bardhi dhe Solomon kaloni në ekipin tjetër. Këtu vendos unë, e drejtoj unë ekipin”, bërtiti Daja kur pa pakënaqësi te lojtarët për këtë vendim të tij.

Related posts

Surpriza Lewandowski, sulmuesi polak te Juventusi nëse ikën sulmuesi argjentinas

Sadik.Autor

“Catalunya Radio” zbulon klubin e ri të Iniestas

Sadik.Autor

ZBULON NJË PRAPASKENË TEK PSG/ “L’Equipe”: Messi me shokë nuk e duan Wijnaldumin në skuadër

Delo.autor

Leave a Comment